← Kthehu tek të gjitha eventet

30 maj 2017 – 1 qershor 2017

Fushata UN.Gift Box kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Tiranë

Rinia Park, Tirana

Kutia UN.GIFT u rikthye në Tiranë nga data 30 Maj deri më 1 Qershor, nga ora 09:00 deri 12:00, në bashkëpunim mes Rrjetit URAT dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qëllimi i këtij aktiviteti, i orientuar nga të rinjtë, ishte rritja e ndërgjegjësimit të popullsisë shqiptare për rreziqet e trafikimit të qenieve njerëzore, ndihma për komunitetet në nevojë që të mbrojnë veten nga trafikantët, dhe kuptimi më i mirë i mënyrave si mbështeten të mbijetuarit e trafikimit për t'u riintegruar në shoqëri. Së bashku, duke ngritur zërin, jemi mjaftueshëm të fortë për të ndihmuar parandalimin e këtij krimi kundër njerëzimit.

Galeria