3 tetor 2016 – 8 tetor 2016
UN Gift Box në Tiranë
Prime Minister's Office, Tirana
Kutia "UN.Gift" në Tiranë u zhvillua nga data 3 deri më 8 tetor 2016, në bashkëpunim mes Rrjetit URAT, Ministrisë së Brendshme dhe Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Fushata shërbeu si platformë për nisjen e Muajit të Veprimit kundër Trafikimit Njerëzor gjatë muajit tetor 2016. Ceremonia hapëse u mbajt më 3 tetor, duke filluar me marshimin përpara zyrës së Kryeministrisë, në orën 10.00, dhe duke lëvizur në drejtim të kutisë "UN.Gift", e pozicionuar pranë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", përballë Parkut "Rinia", në kopshtet "Taivan", për hapjen zyrtare të saj në orën 11.00. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit të popullsisë shqiptare për rreziqet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe ndihma për komunitetet në nevojë që të mbrojnë veten nga trafikantët, si dhe kuptimi më i mirë i mënyrave si mbështeten të mbijetuarit e trafikimit për t'u riintegruar në shoqëri.











